Dy vjet të plota qeverisje, kritikohet ashpër Ministria e Infrastrukturës
Zyrtarisht janë bërë dy vite që Qeveria Kurti ka marr në dorë menaxhimin e shtetit. Për këtë madje edhe thuren lavde për vete të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë. Por, në këtë periudhë dy vjeçare kritika kanë marr shumë dikastere për mos punë. Një prej tyre, Ministria e Infrastrukturës e cila pos që ishte e […]
Zyrtarisht janë bërë dy vite që Qeveria Kurti ka marr në dorë menaxhimin e shtetit.
Për këtë madje edhe thuren lavde për vete të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë.
Por, në këtë periudhë dy vjeçare kritika kanë marr shumë dikastere për mos punë.
Një prej tyre, Ministria e Infrastrukturës e cila pos që ishte e mangët në investime edhe ato investime që janë bërë në disa raste janë kritikuar për cilësi të dobët.
“Nëse e shikojmë buxhetin që ka qenë i ndarë për infrastrukturë janë mbledhur diku 700 milionë që nuk i kanë qitë në veprim dhe ajo shumë është devalvuar diku 20% sepse kemi pasur inflacion dhe nëse bëjmë llogaritje atëherë kemi 140 milionë euro të humbura”, ka deklaruar Palë Lekaj.
E ish-ministri i parë i këtij dikasteri në shtetin e Kosovës, Zef Morina po thotë se nga mosinvestimi po pësojnë edhe qytetarët.
“I kemi rrugët magjistrale të cilat kanë qenë të kontraktuara, kompanitë që i kanë marr punët, janë detyru ti largojnë punëtorët nga puna madje edhe disa kanë bankrotu sepse kanë investu në kapital e makineri e këto makineri edhe janë shkatarrëu të them të drejtën”, ka deklaruar Morina.
Kritika për Ministrinë e Infrastrukturës janë dhënë kryesisht për vonesa në vazhdimin e projekteve të rrugëve por edhe atyre që vet i kanë premtuar.
“Për Podujevë kemi telashe shumë të mëdha, ka pas telashe për pronësi dhe janë vonuar dhe vet Aliu kishte thënë që në 2022-tën do të përfundoj, ja ku jemi në 2023-tën dhe nuk është asnjë segment i përfunduar dhe po ashtu për Gjilan janë tërhequr fondet dhe për mua është inekzistente ministria”, ka deklaruar Lekaj, ish-Ministër i Infrastrukturës.
Qeveria vazhdimisht edhe për investime kapitale ka fajësuar qeverisjet e kaluara për keqmenaxhim, e që sipas tyre ka ndikuar në vonesa në kryerjen e punëve.
Dukagjini ka provuar gjatë ditës të flas me ministrin aktual, Liburn Aliu por ai nuk ka dashur të prononcohet.















