Dy vrasje brenda 24 orëve në Prishtinë, prokuroria thotë se po punojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënë se janë duke punuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave që lidhen me të dyja rastet

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me dy vrasjet e rënda që kanë ndodhur të mërkurën mbrëma në kryeqytet.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, në një përgjigje për Portalin Dukagjini ka thënë se janë duke punuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave që lidhen me dy rastet.

Në lidhje me vrasjen në rrugën “Dalip Alshiqi”, Ulaj ka thënë se nga informatat e deritanishme dyshohet për grabitje me pasojë vdekjen.

“Nga nata kritike e në vazhdim, Prokurori i Shtetit në koordinim me njësitë relevante janë të angazhuar në ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Ulaj.

Ndërsa, për vrasjen tjetër, e cila ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia”, Ulaj ka thënë se dyshohet se një person ka privuar nga jeta viktimën (mashkull), me mjet të mprehtë-thikë.

“Viktima është dërguar në IML, me urdhër të prokurorit, ndërkaq rasti është iniciuar ‘Vrasje’. Veprimet hetimore po vazhdojnë të ndërmerren karshi këtij rasti dhe personi i dyshuar është identifikuar, mirëpo aktualisht ndodhet në arrati”, ka vijuar ajo.

Dy vrasjet që tronditën mbrëmë Prishtinën

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika