Dy vrasje të grave brenda javës, Konjufca kërkon veprime urgjente nga organet e drejtësisë

Kryetari i Kuvendit, Gluak Konjufca,.

Kryetari i Kuvendit, Gluak Konjufca, gjatë fjalës së tij në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, dënoi vrasjen e gruas në Pejë, duke theksuar urgjencën e konsolidimit të mekanizmave të sigurisë dhe të drejtësisë që raste të tilla të mos përsëriten.

“Mëngjesin e sotëm u zgjuam me një lajm të trishtueshëm, vrasja edhe një gruaje tjetër pas asaj që ndodhi në qytetin e Ferizajt, ku një grua është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj. Ajo që duhet të ndodhë është urgjente, ajo që duhet të ndodhë është vërtet konsolidimi i mekanizmave tanë të sigurisë e të gjyqësisë para së gjithash, që raste të tilla më të mos ndodhin”, ka thënë Konjufca.

“Meqenëse se shumica e rasteve që po ndodhin në Kosovë kundër grave e vajzave e dhuna e tmerrshme e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave që edhe më herët kanë pasur raste penale, raste të shkeljeve të rënda, dhe sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi i liron ata dhe pastaj kjo është parapërgatitje për raste më të rënda, siç ishin rastet e dy vrasjeve këtë javë në Kosovë”, është shprehur tutje Konjufca, gjatë fjalimit të tij në ditën e dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Një minutë heshtje është mbajtur në fillim të Forumit për Gratë, pas vrasjes së gruas në Pejë.

Dyshohet se burri vrau gruan e tij në Pejë

Një grua është gjetur e vrarë në qendër të Pejës të martën, dyshohet se bashkëshorti i saj është kryerësi i vrasjes.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi rastin dhe arrestimin e dyshuarit, duke bërë të ditur se vrasja u krye me armë zjarri.

Hetimet fillestare po zhvillohen në vendngjarje nga ekipet relevante.

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, e vrasjes së grave në Kosovë.

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Për vrasjen e saj është arrestuar ish-bashkëshorti i saj, të cilit autoritetet ia kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika