Dyshime për falsifikim parash, konfiskohen 573 euro në Qagllavicë

Një rast i parave të dyshuara si të falsifikuara është raportuar në Qagllavicë të Graçanicës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një punëtor i një banke ka njoftuar autoritetet pasi gjatë kontrollit të një bankomati ka hasur në 573 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor në bankë, ka njoftuar se gjatë kontrollit në bankomat ka hasur në 573 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e Policisë.

Monedhat e dyshuara janë konfiskuar nga njësiti i forenzikës për ekzaminim, ndërsa rasti është iniciuar si “Monedhë e falsifikuar”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika