Dyshime për helmim nga uji i pijes në Han të Elezit, mbi 100 banorë kërkojnë ndihmë në QKMF

Në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, mbi 100 qytetarë kanë kërkuar ndihmë në QKMF, të cilët po dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes. Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Ballazhi ka bërë të ditur se për momentin ata janë jashtë rrezikut për jetë dhe në gjendje stabile

Komuna e Hanit të Elezit

Që nga dita e diel e 10 korrikut, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Han të Elezit kanë kërkuar ndihmë mbi 100 banorë të fshatit Gorancë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, kryetari i kësaj komune, Mehmet Ballazhi.

Ai tha se dyshimet e para janë se është helmim nga uji i pijes, por ende nuk janë kthyer mostrat që janë marrë për analizë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në mënyrë që të kuptohet shkaku kryesor i këtij helmimi.

Ballazhi, ndër të tjera, ka shtuar se prej së dielës duke filluar nga ora 20:00, qytetarët kanë filluar të shkojnë në QKMF me simptoma të vjelljes, barkqitjes dhe temperaturës.

Ai, gjithashtu, ka shtuar se qytetarët për momentin janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tyre është stabile.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika