Dyshime për konkurs të parregullt në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka hapur një konkurs për punë praktike për disa student. Pavarësisht përfundimit të afatit për aplikim të njëjtit nuk kanë publikuar listat e kandidatëve përfitues të punës praktike. Po ashtu, organizata studentore po akuzojnë UP-në për mostransparencë pasi ata nuk kanë ftuar kandidatët për intervistim ashtu siç është paraparë në konkurs

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"

Universiteti i Prishtinës i ka dhënë mundësi 160 studentëve për punë praktike në këtë institucion.

Por, tashmë kanë ngritur dyshime se nuk ka shkuar gjithçka në rregull me konkursin e hapur më 27 shkurt të këtij viti.

Afati për aplikim ka qenë i hapur deri më 8 mars por UP-ja as pas rreth 1 muaji nuk ka publikuar emrat e aplikuesve e as të të përzgjedhurve.

Një nga studentët aplikante tregon që nuk ka pranuar as letër refuzim e asnjë njoftim tjetër.

“Unë ndonëse kam aplikuar me shumë koleg të mi, as nuk jemi ftuar për interviste ndonëse kemi qenë të interesuar. Po ashtu një kërkesë tjetër e konkursit ka qenë edhe nota mesatare, unë kam apliku me notë mesatare 9.9 në ndërkohë njoh koleg që janë pranuar me notë mesatare më të ulët se unë” , ka thënë studentja Blenda Asllani.

Për këtë paqartësi kanë reaguar edhe organizatat studentore.  “SKV” ka marr ankesa të njëjta edhe nga student të tjerë aplikues.

“Kemi pasur ankesa nga studentët të cilët kanë konkurruar në këtë pozitë dhe se kanë qenë me notë mesatare me 9.5 dhe 10.0 të cilët nuk janë lajmëruar se pse nuk janë pranu apo ndonjë arsyetim të tillë ata nuk kanë marr fare”, ka thënë Venera Shumolli, nga organizata studentore SKV.

Televizioni ka kërkuar sqarim për këtë nga rektorati i Universitetit të Prishtinës por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika