Prokuroria Themelore në Prizren ka siguruar urdhëresë nga gjykata për ngrirjen e 42 pronave, me vlerë të përgjithshme rreth 3 milionë euro, në kuadër të një hetimi për disa vepra penale.
Sipas njoftimit, rasti lidhet me dyshimet për falsifikim dokumentesh, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe mashtrim, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengim të kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.
Prokuroria ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për këto prona, duke bërë të mundur ngrirjen e tyre deri në përfundim të procedurës penale. Pas përmbylljes së rastit, pronat pritet t’i kthehen palës së dëmtuar.
Në këtë çështje, janë duke u hetuar tre persona, ndërsa dy prej tyre janë nën masa sigurie për të siguruar praninë e tyre në procedurë.
Rasti thuhet se është duke vazhduar të hetohet dhe opinioni publik do të mbahet i informuar për zhvillimet e mëtejme.