Dyshime për një mjet shpërthyes në shkollën “Xhevdet Doda”, të Prishtinës

Policia e Kosovës ka thënë se kanë pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në në shkollën “Xhevdet Doda”

Në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, po dyshohet se gjendet një mjet i dyshuar shpërthimi.

Në një përgjigje për Portali D, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Komunën e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se kërcënimi ndaj kësaj shkolle ka ardhur nga posta elektronike.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, me të marrë lajmin, polici ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë veprimet e nevojshme për ta siguruar zonën.

Ajo ka bërë të ditur se nxënësit dhe personeli i shkollës  janë evakuuar në një perimetër më të sigurtë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, ka shtuar ajo.

Ditë më parë, një kërcënim i ngjashëm kishte ardhur edhe në objektin e Rektoratit të UP-së, i cili doli se ishte informacion i rremë.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika