Dyshimet për burime të financimit, KQZ refuzon akreditimin e shtatë OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar rekomandimin e Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar për moscertifikimin e shtatë organizatave joqeveritare dhe vëzhguesve të tyre, raporton Ekonomia Online.

Bëhet fjalë për këto OJQ: Qendra Rinore Shtime, Centre for Social Inclusion Gracanica (CSIG), NVO PBG, Shoqata Qytetare RESTART, Udruženje Žena Povratnica Naš Dom, Fuqia e Zërit – Poëer of Voice dhe Qendra Kulturore Orfeu.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, kërkoi sqarime lidhur me burimin e financimit të vëzhguesve, duke theksuar se “nëse vëzhguesit paguhen, duhet të dihet prejardhja e mjeteve”.

Ai shtoi se transparenca për fondet e përdorura është e domosdoshme, pasi çdo shfrytëzim i mjeteve publike duhet të jetë i qartë për publikun.

“Me sa e di vëzhguesit e kanë një ditë pune dhe për atë ditë punë nuk e di a janë vullnetar apo paguhen, ndoshta pak është e rregulluar që ata duhet të paguhen me një shumë simbolike është mirë të shihet edhe prejardhja e mjeteve, 259 vëzhgues nëse ka pagese simbolike mbërrin një shumë të caktuar, nëse i paguajnë prej dikujt duhet të vijnë ato mjete. Secili njeri e shfrytëzon paratë e shtetit ka të bëjë me publikun. Duhet të dihet prej burimit nga vijnë dhe si janë ato burime”, ka thënë Kurteshi.

KQZ në mbledhjen e sa të së hënës mori vendim për miratimin e procedurës për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për Zgjedhjet Lokale 2025. Ky dokument përcakton në mënyrë të detajuar të gjitha aktivitetet dhe procedurat që zhvillohen në QNR.

Në QNR bëhet numërimi I fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, rinumërimi eventual i vendvotimeve me vendim të KQZ-së, PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, si dhe tabulimi dhe publikimi i rezultateve përfundimtare./EO

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika