Dyshimet për cilësinë e ujit mbyllin pishinën e Gërmisë, dy javë pas hapjes

Pishina e Gërmisë është mbyllur përkohësisht vetëm dy javë pas hapjes, pas një ankese për cilësinë e ujit. Ndërmarrja “Sport Marketing” thotë se uji plotëson standardet dhe i quan ankesat të qëllimshme, ndërsa asamblisti i VV-së, Enver Redenica, akuzon Komunën për manipulim dhe mungesë investimesh. Rezultatet përfundimtare të analizave pritet t’i publikojë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Vapa i solli në Gërmi, por dryri në derë të pishinës i ktheu të zhgënjyer pas.

Si kjo familje, edhe dhjetëra të tjera të mërkurën, s’e shfrytëzuan dot Pishinën e Gërmisë, pas vendimit që ajo të mbyllet përkohësisht, vetëm dy javë pas hapjes për sezonën verore.

Vendimi u mor me kërkesë të Inspektoratit Sanitar, pas një ankese që ngriti dyshime për cilësinë e ujit.

Për kryeshefin e Ndërmarrjes Publike Lokale, “Sport Marketing”, uji i përmbush kriteret, por ankesat që po vijnë nga asamblisti i Vetëvendosjes, Enver Redenica, bëhen me tendencë.

“Ndjej keqardhje, sepse po shkakton edhe polemikë edhe presion të qytetarët, edhe në një farë forme po e dëmton imazhin e ndërmarrjes, një ndërmarrje që po mundohet t’i ofrojë qytetarëve më të mirën”, ka deklaruar  Bardh Krasniqi, kryeshef i NPL “Sport Marketing”.

Këto pretendime i hedh poshtë vetë Redenica.

Sipas tij, problemi nuk është ankesa, por gjendja reale e pishinës.

“Kjo është shumë dhe unë mendoj që këtu meqë është politizëm, nuk është Bardh Krasniqin tu e pengu Qeveria e Kosovës, nuk është tu e blloku me ble një apparat të filtrimit, as Dejona Mihajli. Duhet mu punu këtu, e jo me ja vnu fajin diku tjetër”, ka theksuar Enver Redenica, asamblist i VV-së në Prishtinë.

Madje, ai akuzon komunën e Prishtinës se po tenton të fshehë problemet me cilësinë e ujit përmes ndërhyrjeve të tjera.

“Po i mashtrojnë qytetarët këtu, dhe sivjet e kam pa me sytë e mi që e kanë ngjyros pishinën e Gërmisë, dhe e kanë përzi me ujë vetëm sa me i mashtru qytetarët me ardhë këtu, përpos biletave që janë shumë të shtrenjta”, ka deklaruar Redenica.

Përkundër këtyre deklaratave, kryeshefi Krasniqi është i bindur për cilësinë e ujit.

“Ne e kemi të punësuar edhe një mikrobiologe këtu në ndërmarrje që bënë analiza të përditshme në pishinë, kështu që vlerat e ujit janë normale”, ka theksuar ai.

Përgjigjen finale për këtë situatë pritet që gjatë ditëve në vazhdim ta jep Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku janë dërguar mostrat për analizë.

Instituti njoftoi Dukagjini përmes email-it se deri më 7 korrik nuk kishte pranuar kërkesa të tjera për analiza të ujit të Pishinës së Gërmisë, prandaj nuk disponon rezultate laboratorike të kryera para asaj date.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika