Dyshimet për kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, Policia jep detaje
Të hënën e gjashtë shkurtit, është paralajmëruar për një kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora AhmetI, e cila ka bërë të ditur se sot rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një […]
Të hënën e gjashtë shkurtit, është paralajmëruar për një kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora AhmetI, e cila ka bërë të ditur se sot rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.
Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen pasagjerët dhe personeli















