Dyshimet për kurdisje në ndeshjen Ferizaj – Dukagjini, Prokuroria jep detaje të reja

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje shtesë për RTV Dukagjinin lidhur me dyshimet për kurdisje të ndeshjes Ferizaj - Dukagjini.

Kanë kaluar dy javë që nga përfundimi i sezonit 2022/23 në Superligën e Kosovës. Kampionati u mbyll me dyshime për kurdisje të ndeshjeve. Reagimi nga njohësit e futbollit dhe opinoni publik në ditët e para ishte i madh, por jo edhe tani.

Po zhvillohej minuta e 105-të në ballafaqimin mes Ferizajt dhe Dukagjinit. Rezultati ishte i barabartë 1-1 dhe ferizajasve iu nevojitej fitorja për të shmangur rënien nga elita e futbollit kosovar.

Në atë minutë një harkim në zonë e gjeti Astrit Fazliun, i cili realizoi me kokë. Portieri i Dukagjinit, Altik Muhaxhiri, në mënyrë të çuditshme hapi këmbët duke lejuar që topi të shkonte në rrjetë. Ferizaj fitoi 2-1 dhe siguroi barazhin.

Ky gol me gjasë “alarmoi” Prokurorinë Themelore në Ferizaj se nuk ishte gjithçka në rregull. Menjëherë filluan hetimet për këtë ndeshje.

Tani, pas dy javësh në një përgjigje me shkrim për RTV Dukagjinin nga kjo Prokurori kanë dhënë detaje shtesë lidhur me këto hetime.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj ka autorizuar hetuesit rajonal për ndërmarrjen e veprimeve hetimore për shkak të dyshimit se është kryer vepra penale Kurdisja e ndeshjes ose e sportit nga neni 377 të KPK-së, sipas informacioneve që kemi janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe jemi në pritje të raportit njoftues nga ana e policisë së bashku me dëshmitë e tjera,” thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Dyshime të mëdha për kurdisje të ndeshjes kishte edhe në takimin tjetër, Trepça’89 – Prishtina. Mitrovicasit triumfuan 2-1 pasi përmbysën rezultatin krejt në fund të sfidës.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ditë më parë  kishte konfirmuar për RTV Dukagjinin se edhe për këtë ndeshje kanë filluar hetimet. Kurse, të hënën nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika