Dyshimet për sulm seksual ndaj një gjashtë vjeçareje, arrestohet i dyshuari

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në lagjen Bregu i Diellit në kryeqytet një ditë më parë. Aty një person rreth 50 vjecar, dyshohet të ketë sulmuar seksualisht një vajzë të mitur gjashtë vjecare. Rastin e kanë denoncuar qytetarët të cilët kanë parë ngjarjen nga afër, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh

Brenda këtij lokali në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, po dyshohet të ketë ndodhur një sulm seksual.

Por, ngjarjen e rëndon edhe më shumë fakti se viktimë e këtij rasti është një vajzë gjashtë vjeçare ndërsa i dyshuari është një burrë mbi 50 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa dritë mbi të kanë hedhur qytetarët që i kanë parë skenat e rënda.

Kjo dëshmohet edhe përmes kësaj video, të siguruar nga Dukagjini, e ku dyshuari përballet me pyetjet e qytetarëve që kanë qenë dëshmitar të rastit.

Të njëjtit janë kthyer dy herë në lokal me c’rast herën e tretë marrin me vete familjarë të viktimës të cilët i informojnë për atë që kishin parë.

“Ky është ngacmim seksual, n momentin që ti e kapë fëmijën e huaj, e qetë qështu edhe e puthë, se unë hyra të pashë tu e puthë.”

“Ti qikën e kishe qitë në bel. Ja kishe zgjeru këmbët dhe ishe duke e puthë.”

I dyshuari tenton të arsyetohet duke thënë se vajza është fëmijë i lazdruar.

“Nuk kam pasur absolutisht kurfarë qëllimi , ai është fëmijë për mua, unë jam 4-5 herë gjysh, nuk është diqka mos e bo Zot, as që më shkon mendja”.

Ndërkohë që diskutimet vazhdojnë, familjarët e viktimës dhe qytetarët i bëjnë vazhdimisht pyetje të dyshuarit, për të kuptuar më shumë rreth situatës.

E i dyshuari përsërit se nuk ka pasur qëllim të keq.

Teksa dëshmitarët njoftojnë policinë, i dyshuari tenton të ikë me veturën e tij, por që bllokohet nga qytetarët.

I njejti pas pak momentesh arrestohet nga Policia e Kosovës.

Nga prokuroria Themelore kanë bërë të ditur se kanë dërguar kërkesën për paraburgim në Gjykatë.

Ndërkohë, sipas Avokatit, Skënder Musa, për sulme të tilla ligji parasheh sanksione të rënda.

Ndërsa për vepra të tilla mund të shprehen dënime deri në 15-20 vjet.

“Përndryshe sipas të dhënave të Policisë deri në këtë periudhë të vitit janë inicuar 38 raste të ngacmimit seksual, ndërkaq gatë vitit 2021 janë iniciuar 54 raste të tilla”, ka thënë avokati Musa.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika