Dyshimi për ngacmim seksual të nxënëses, Prokuroria nis hetimet pas raportimit të Dukagjinit
Rasti i ngacmimit seksual ku nxënësja denoncon profesorin se e ka ngacmuar me fjalë të pakëndshme për trupin dhe integritetin e saj por edhe të nënës së saj, kishte përfunduar veç si “shënim zyrtar” në polici, pasi prokuroria e Gjilanit kishte kërkuar prova që të nisë hetime. Pas raportimit të Dukagjinit të një dite më […]
Rasti i ngacmimit seksual ku nxënësja denoncon profesorin se e ka ngacmuar me fjalë të pakëndshme për trupin dhe integritetin e saj por edhe të nënës së saj, kishte përfunduar veç si “shënim zyrtar” në polici, pasi prokuroria e Gjilanit kishte kërkuar prova që të nisë hetime.
Pas raportimit të Dukagjinit të një dite më parë, ku solli ekskluzivisht rrëfimin e 16 vjeçares që ndjek klasën e 11-të në shkollën e arteve, dhe të babait të saj, Prokuroria duket se e ka marr më seriozisht rastin.
Në insistimin e televizionit që të tregojnë arsyen pse rasti nuk ka shkuar më tej dhe pse nuk është intervistuar i dyshuari dhe dëshmitarët, prokuroria ka thënë se tashmë e kanë dhënë një urdhër të tillë tek policia.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, fillimisht ka udhëzuar Policinë e Kosovës që ky rast në mungesë të provave të mbetet me shënim zyrtar, mirëpo në rast të paraqitjes së ndonjë prove të re rasti të aktivizohet. Po ashtu ju njoftojmë se, pas daljes së informative të reja, respektivisht deklaratave në media të personave lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Gjilan, i ka autorizuar policinë që të ndërmarrin veprime hetimore, të intervistojnë të njëjtit, në mënyrë që të ndriçohet kjo çështje penale.” thuhet në përgjigjen e prokurorisë
Përndryshe e vetmja masë që deri më tani është marr ndaj profesorit K.Q, është pezullimi i tij për të dhënë mësim në klasën që vijon mësimin 16 vjeçarja, por që në pjesën tjetër të shkollës ai vazhdon punën natyrshëm.















