Dyshohej se trafikonin një grua, arrestohen tre persona

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se dy nga tre të dyshuarit janë arrestuar ndërsa tjetri, është liruar. Rasti ka ndodhur të enjten, në Gjakovë

Janë arrestuar dy burra dhe një grua pasi të njëjtit dyshohet se kishin trafikuar viktimën grua kosovare, në Gjakovë.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se dy nga ta janë arrestuar ndërsa tjetri, është liruar.

“Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 22.12.2022 – 16:10. Janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë trafikuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëra është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti është nën hetime.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika