Dyshohej që tërhiqte para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë, arrestohet shtetasi i huaj

Policia e Kosovës bën të ditur se të dyshuarit i janë sekuestruar 27 kartela të ndryshme bankare nën dyshim që ato janë të klonuara dhe jo vetëm, të dyshuarit i janë gjetur edhe një vlerë të hollash. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës

Një shtetas i huaj është arrestuar pasi dyshohej që tërhiqte para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë. Atij i janë sekuestruar 27 kartela të ndryshme bankare të dyshuara që ato janë të klonuara dhe dëshmi të tjera, njofton Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate, Policia e Kosovës bën të ditur se në cilësinë e provave të tjera materiale, të dyshuarit i janë sekuestruar një telefon celular, një SIM kartelë, para të gatshme që kapin shifrën prej 1200 eurosh, rreth 387.02 funta anglezë dhe 27 kartela të ndryshme bankare nën dyshim që ato janë të klonuara.

“Sipas detyrës zyrtare gjatë gjithë procesit ka qenë prezent avokati mbrojtës. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’”, ka shkruar Policia e Kosovës gjersa ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të shtunën e 3 shtatorit.

Në bazë të vendimit të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë gjersa pritet të ndërmerren masa të tjera ligjore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika