Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Pejë, rasti nën hetim

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dyshuar të keqpërdorimit të detyrës zyrtare në Pejë.

Sipas raportit policor, rasti është regjistruar më 2 gusht rreth orës 08:01, ku një person i dyshuar kosovar dyshohet se në vendin e tij të punës ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Raportohet se i dyshuari kosovar në vendin e tij të punës, ka kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Të fundit nga rubrika