Një rast i ngacmimit seksual është raportuar të mërkurën në Brezovicë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 shtator, rreth orës 13:00.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Policia njofton se viktima është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor.

“Me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.