Një vetaksident ka ndodhur të martën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dyshohet t’i ketë marrë jetën një personi, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, e ka konfirmuar rastin për Dukagjinin, duke thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40, në drejtimin Prizren–Suharekë, në kilometrin e 32-të të autostradës.

“Sipas informatave fillestare, një veturë ka dalë nga kontrolli. Dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Krasniqi.