Dyshohet për një të vrarë dhe një të plagosur në Prishtinë
Në mbrëmjen e së martës dyshohet se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Prishtinë. Në lidhje me këtë, Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje. Gjithashtu, ky rast dyshohet të ketë lidhje me një ngjarje tjetër gjatë ditës, ku në Kolovicë mbeti një person i plagosur. […]
Në mbrëmjen e së martës dyshohet se një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në Prishtinë. Në lidhje me këtë, Dukagjini ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Gjithashtu, ky rast dyshohet të ketë lidhje me një ngjarje tjetër gjatë ditës, ku në Kolovicë mbeti një person i plagosur.
“Sot rreth orës 13:40, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Haxhi Zeka’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person”, ka thënë zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.















