Dyshohet për qindra të helmuar në Kaçanik

Tash e tri ditë qindra banorë të pesë fshatrave të Kaçanikut po kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare të kësaj komune. Ata kanë simptoma të njëjta, vjellje, temperaturë, plogështim. Dyshimet e para janë për infektim nga uji i pijes

Ilustrim

Fëmijët janë vetëm disa nga mbi 300 banorët e pesë fshatrave të Kaçanikut që tash e tri ditë po kërkojnë ndihmë për simptoma të njëjta.

Uji i pijes duket të jetë bërë shkaktarë që banorët e fshatrave Nikaj, Rekë, Biçec, Dubravë e Doganaj po kërkojnë ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare ” Dëshmorët e Lirisë” në Kaçanik.

“Që tri ditë kemi barkqitje, temperaturë dhe vjellje. Shumica e familjarëve janë më këtë simptoma. Krejt e kanë pi qatë ujë”, ka thënë Hykmete Vishi, banore e fshatit Dubravë.

“Arsyet, virusi është bart dhe leukocitet po rriten. Familjarët e kanë pasur krejt. Ky me siguri prej ujit. Ky është bartë”, është shprehur Sopa.

Këto raste ditët ditës po shtohen thotë zv.drejtori i  QKMF-së, Ekrem Dullovi.

Ai tregon se cilat janë dyshimet e para për këto raste, derisa thekson se simptomat nuk janë të viruseve sezonale.

“Sot është dita e tretë dhe kemi një fluks të shtuar të pacientëve. Përafërsisht deri tash janë mbi 300 persona. Simptomat janë kryesisht, vjellje, temperaturë dhe molisje. Ai ujë është shfrytëzua me vite. Na dyshojmë që mund të jetë fajtor uji për këtë numër të shtuar të pacienteve pasi janë pesë fshatra të njëjtë që po vinë, ka kemi dyshuar se mund të bëhet fjalë për ndotje kimike ose bakteriologjike por pa konfirmim të instituti s’mund të themi saktë së çfarë është”, ka shtuar Dullovi.

Pika e grumbullimit që furnizon këto pesë fshatra është e mbuluar.

“Kjo është pika grumbullues e ujit që vije nga burimet e malit Sharrë. Nga kjo pikë furnizohen pesë fshatrat, banorët e të cilëve po dyshohen se janë helmuar”.

Pas alarmit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik, mostrat e ujit janë marr nga Qendra Rajonale e  Instituti të  Shëndetit Publik në Ferizaj.

Drejtoresha e këtij instituti, ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se rezultatet e këtyre mostrave do të dalin nesër.

“Mostrat janë marr, jemi duke punuar një ekip në këtë drejtim, nesër pritet të dalin rezultatet dhe të dihet saktë se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë drejtoresha.

E deri në publikimin e tyre, banorëve të këtyre pesë fshatrave iu është bërë thirrje që ujin para se ta konsumojnë ta vlojnë.

Shija e redaktorit

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Të fundit nga rubrika