Një grua dyshohet se ka qenë viktimë e një sulmi seksual, i cili është shoqëruar edhe me dëmtim apo asgjësim të pasurisë së saj, në orët e para të mëngjesit të së dielës në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 01:00. Pas marrjes së informacionit, njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar lidhur me procedurat e mëtejshme.
Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit të dyshuar.
