Dyshohet për “sulm seksual” në një shkollë në Deçan, prokuroria jep detaje

Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar me inicialet V.S., është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një mësimdhënës në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, dyshohet të ketë sulmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar me inicialet V.S., është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.

“Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor, ndaj të pandehurit do të parashtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë ai.

Sipas Nikqit, Prokurori i shtetit ka marrë veprime hetimore për ndriçimin e plotë të kësaj çështje penale, “i cili ka shkuar në stacionin policor dhe ka urdhëruar sekuestrimin e telefonit të të pandehurit”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika