Një person dyshohet se është therur me thikë nga një person tjetër në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, për Dukagjinin ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  18 :50, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, “aktualisht në stacion policor po intervistohen dy persona, një dëshmitar dhe një person që dyshohet se është përfshirë në rastin në fjalë”.