Policia e Kosovës gjatë patrullimit, gjen 25 qengja që dyshohen të jenë kontrabanduar nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit, ka ndaluar kombin e drejtuar nga një qytetar i Istogut, të cilit i janë vërejtur 25 copë qengja që dyshohen se janë kontrambanduar nga Serbia

Ilustrim

25 qengja dyshohen se janë kontrabanduar nga Serbia, raporton Policia e Kosovës.

Përmes raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se një personi në fshatin Cerkolez të Istogut, i është ndaluar automjeti pas dyshimeve për kontrabandim.

” Policia gjatë patrullimit ka ndaluar kombin e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit i janë vërejtur 25 copë qengja, të cilët dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia. Në lidhje me rastin janë njoftuar zyrtarët e  AUV-it dhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se automjeti është sekuestruar dhe se kafshët mbeten nën përkujdesjen e të dyshuarit.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika