Dyshohet se dhunoi një të mitur në Gjilan, arrestohet një person
Një person është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur në Gjilan. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, për Portalin Dukagjini. Ai tha se policia ka pranuar informata për rastin e këtij dhunimi. “Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve rajonale […]
Një person është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur në Gjilan.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, për Portalin Dukagjini.
Ai tha se policia ka pranuar informata për rastin e këtij dhunimi.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i hetimeve rajonale me datën 28.08.2023 ka pranuar informacion për një rast ,,Dhunim’’, në të cilin rast viktima e rastit është e moshës së mitur. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit për të mitur me urdhër të së cilit një i dyshuar i moshës madhore është ndalur në mbajtje për 48 orë”, ka thënë ai.















