Dyshohet se e dhunoi të miturën, arrestohet i dyshuari në Viti

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se ekzaminimi mjekësor që i është bërë të miturës tregon ekzistencën e elementeve të kryerjes së veprës së dhunimit. I dyshuari është dërguar në mbajtje

Është arrestuar një i dyshuar kosovar nën dyshimin se ka dhunuar një mitur.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se viktima ka bërë një ekzaminim mjekësor, raportet e të cilit tregojnë se ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës. Ndërkaq, rasti ka ndodhur në Viti.

“Viti 11-12.03.2023 – 21:30-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar viktimën femër kosovare-e mitur. Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit. Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor në bazë të së cilave, i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika