Dyshohet se fotografoi fletëvotimin, ndërpritet votimi i qytetarit në Zubin Potok

Një qytetar serb është larguar sot nga qendra e votimit në shkollën “Jovan Cvijiq” në Zubin Potok, pasi dyshohet se ka fotografuar fletëvotimin gjatë procesit të votimit.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, qytetari kishte shkaktuar shqetësime që nga momenti i hyrjes në klasën e votimit, duke përdorur telefonin celular dhe duke provokuar brenda qendrës së votimit.

Më pas, ai dyshohet se ka fotografuar fletëvotimin, veprim i cili është i ndaluar sipas rregullave zgjedhore. Për këtë arsye, kryesuesi i vendvotimit nuk e ka lejuar që ta fusë fletëvotimin në kutinë e votimit dhe të përfundojë procesin e votimit.

PAs incidentit, në rast është përfshirë edhe Policia e Kosovës, e cila ka kryer kontrollin e telefonit të qytetarit. Fotografia e fletëvotimit ishte fshirë nga telefoni, ndërsa gjatë kontrollit nuk është gjetur ndonjë dëshmi që do të mund të shërbente si bazë për veprime të mëtejshme ligjore.

Qytetari është larguar nga qendra e votimit, por nuk është shoqëruar në stacion policor, pasi nuk janë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me rastin.

Lidhur me incidentin nuk është raportuar për ndërprerje të procesit zgjedhor, i cili ka vazhduar normalisht në këtë qendër votimi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika