Një person është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin se i kishte vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se kishte tentuar t’i vinte zjarrin edhe punëtorisë së ankuesit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, për shkak se i njëjti i kishte vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij, si dhe kishte tentuar t’i vërë zjarrin punëtorisë së ankuesit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.