Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, i cili drejtohej nga një shtetas kosovar.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari dyshohet se kishte kaluar kufirin përmes një rruge ilegale, nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
“Është ndaluar automjeti me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti dyshohet se ka bërë kalim të kufirit në rrugë ilegale nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dhe automjeti janë liruar në procedurë të rregullt.