Dyshohet se kontrabandoi barna, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë inspektimit të një barnatoreje është gjetur një sasi barnash pa banderola të Republikës së Kosovës, të cilat dyshohet se kanë hyrë në Kosovë në formë të kontrabanduar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar i dyshuari SH.I, pasi i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale “prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Me anë të një komunikate, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë inspektimit të një barnatoreje është gjetur një sasi barnash pa banderola të Republikës së Kosovës, të cilat dyshohet se kanë hyrë në formë të kontrabanduar.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas veprimeve hetimore kanë arritur të sigurojnë informata dhe prova për mallra/produkte pa banderola që dyshohet se gjenden në një lokacion/shtëpi, afër me një barnatore, pronë e të dyshuarit Sh. I. Andaj me datë 31.08.2023, në konsultim dhe urdhër verbal nga prokurori kujdestar, është bërë inspektim/kontroll i barnatores dhe lokacionit të potencuar.

Gjatë kontrollit është hasur një sasi barnash (lloje të ndryshme) pa banderola të Republikës së Kosovës, të cilat dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë në formë të kontrabanduar, andaj të njëjtat janë evidentuar në procesverbalet e Inspektoratit të Ministrisësë Shëndetësisë dhe janë konfiskuar në bazë të procedurave të tyre të punës.  Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari Sh .I., (1985), mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’ nga neni 260 i KPRK-së.”, thuhet në komunikatë.

I njëjti nuk ishte emër i panjohur për organet policore pasi kishte qenë edhe më herët i përfshirë në një rast të njëjtë. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sot, më datë 01.09.2023 , i dyshuari i lartcekur në cilësi të personit të dyshuar, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe njëkohësisht është bërë edhe verifikimi i së kaluarës kriminale për të dyshuarin, ku rezulton se i njëjti në muajin mars 2023 kishte qenë i përfshirë në një rast të njëjtë, për vepër të njëjtë penale. Me vendim të prokuror kujdestar, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika