Dyshohet se mishin e Brazilit e shiti në Shqipëri për të Kosovës, AUV ia ndalon eksportin kompanisë kosovare

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë masa ndaj një kompanie kosovarë, duke ia ndaluar eksportin e produkteve të mishit – nën dyshimet se kompania kosovare ka blerë mish nga Brazili dhe e ka shitur në Shqipëri si produkt me origjinë nga Kosova.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, i cili ka theksuar se është urdhëruar ndalja e menjëhershme e lëshimit të dokumenteve për eksport.

“Pas dyshimit të ngritur për falsifikim të origjinë se produktit ushqimore( mish) nga Operatori Ekonomik Apetit sh.p.k. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar ndaljen e menjëhershme të lëshimit të dokumenteve për eksport për biznesin e lartcekur. Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin (gjurmushmërin/përputhshmërinë) e të gjitha hyrje daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur. Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera që merren me taksat ( doganat, ATK). Të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do ta mbështesim njëra-tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave qe burojnë nga kontrollet e detajuara.

Pas kompletimit të plotë të hulumtimit do t’ju mbajmë të informuar mbi të gjetura”, ka thënë Thaçi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika