Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Në raportin 24-orësh Policia ka njoftuar se i dyshuari pas ngacmimit është sulmuar fizikisht nga babai i viktimës.

Rasti është cilësuar si “ngacmim seksual” dhe “sulm”. 

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

“Fushë Kosovë 17.02.2025-11:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe dyshohet se e ka ngacmuar viktimën femër kosovare- e mitur. I dyshuari me pas është sulmuar fizikisht nga babai i viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.