Dyshohet se një 15-vjeçare është dhunuar në Kaçanik
Një 15-vjeçare dyshohet të jetë dhunuar seksualisht nga një person i moshës madhore në Kaçanik. Mirëpo i dyshuari, sipas Policisë, nuk e ka kryer vetëm këtë vepër, por edhe e ka privuar viktimën kundërligjshëm nga liria. “Policia e Kosovës gjatë së martës ka arrestuar një 24-vjeçar i cili dyshohet për dhunimin e së miturës që […]
Një 15-vjeçare dyshohet të jetë dhunuar seksualisht nga një person i moshës madhore në Kaçanik.
Mirëpo i dyshuari, sipas Policisë, nuk e ka kryer vetëm këtë vepër, por edhe e ka privuar viktimën kundërligjshëm nga liria.
“Policia e Kosovës gjatë së martës ka arrestuar një 24-vjeçar i cili dyshohet për dhunimin e së miturës që më pas e ka mbyllur në banesë. Dukagjini ka mësuar se rastin e kanë lajmëruar banorët përreth”.
Por, version ndryshe nga ai i Policisë në raportin 24-orësh, kanë dhënë i dyshuari dhe viktima.
Televizioni ka mësuar se i dyshuari E.K ka deklaruar gjatë intervistimit se viktima ka shkuar me dëshirën e saj dhe se me aprovimin e saj kishin kryer marrëdhënie seksuale, njëjtë siç ka deklaruar edhe e mitura.
Megjithatë, marrëdhënia seksuale me persona të mitur, sipas Kodit Penal, është vepër penale.
Nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë treguar se ndaj të dyshuarit do të kërkohet masa e paraburgimit.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me vendim të Prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”. Personi i dyshuar në këtë rast është i moshës madhore. Ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.”
Shqetësuese këto raste i sheh aktivistja Neri Ferizi, e cila thotë se nevojitet më shumë vetëdijesim të shoqërisë.
Ndërkohë që Kenan Gashi nga Avonet, thotë se institucionet duhet të bëjnë analiza më serioze sa i përket rasteve të dhunimit dhe të punojnë në parandalimin e tyre.
Numri i rasteve të dhunimit të të miturave, por edhe rastet e dhunës ndaj grave janë rritur dukshëm viteve të fundit.















