Dyshohet se një 18-vjeçare është dhunuar nga një 42-vjeçar në Ferizaj

Dyshohet se një 18-vjeçare është dhunuar nga një 42-vjeçar në Ferizaj. I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë

Policia e Kosovës

Një 42-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një 18-vjeçare të shtunën e 17 shtatorit në komunën e Ferizajt.

Drejtori i Policisë Rajonale në Ferizaj, Basri Shabani, për portali Dukagjini ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar të dielën dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Po ashtu, Shabani ka thënë se i dyshuari kishte një të kaluar kriminale.

“Ka ndodh një dhunim. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit. I dyshuari është me të kaluar kriminale”, ka thënë Shabani.

Për këtë rast është raportuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Ferizaj 17.09.2022 – 04:00. Më 18.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti më 17.09.2022 e ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Po ashtu, një dhunim seksual është raportuar edhe më 29 gusht në Prishtinë.

Pesë persona të dyshuar dyshohen se për më shumë se 5 orë e kanë dhunuar një 11-vjeçare në Prishtinë.

Dhunimi i 11 vjeçares, arrestohen edhe gjashtë persona

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika