Dyshohet se një e mitur u dhunua në Prishtinë, nëna e raporton rastin në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën një grua në Prishtinë ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për t’u kthyer në shtëpi është keqtrajtimi nga persona të panjohur

Policia e Kosovës

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe është kthyer me vonesë.

Ajo ka raportuar se dyshimet e saj për vonesën e vajzës për t’u kthyer në shtëpi janë për shkak të keqtrajtimit nga persona të panjohur.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe në raportin e policisë është cilësuar si “Dhunim”.

Tutje, thuhet se viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, teksa rasti vazhdon të jetë nën hetim.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për të kthyer në shpi  është keqtrajtimi i saj nga person-a të dyshuar të panjohur. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika