Dyshohet se një grua ia ka vënë flakën vetës në Gjakovë, dërgohet për trajtim në QKUK

Dje (e shtunë) një grua në fshatin Ramoc të Gjakovës dyshohet se i ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse, e njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Dje (e shtunë) një grua në fshatin Ramoc të Gjakovës dyshohet se ia ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj ka thënë se e njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

“Dje, në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se ia ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Vetëvrasje në tentativë'”, ka thënë Elezaj.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika