Dyshohet se një grua ia ka vënë flakën vetës në Gjakovë, dërgohet për trajtim në QKUK
Dje (e shtunë) një grua në fshatin Ramoc të Gjakovës dyshohet se ia ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Elezaj ka thënë se e njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në […]
Dje (e shtunë) një grua në fshatin Ramoc të Gjakovës dyshohet se ia ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse.
Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se e njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.
“Dje, në fshatin Ramoc-Gjakovë është raportuar se viktima, femër e moshës madhore dyshohet se ia ka vënë flakën vetës duke përdorur një lëndë djegëse. E njëjta fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e pastaj në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin është iniciuar rast ‘Vetëvrasje në tentativë'”, ka thënë Elezaj.















