Dyshohet se një person ka rënë në kanalin e Ibrit
Një person dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit, të dielën. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka treguar për Dukagjinin se në mëngjes, një person është ankuar në polici se vëllai i tij ka dalë dje nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ai kishte edhe dyshimet se vëllai mund të kishte […]
Një person dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit, të dielën.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka treguar për Dukagjinin se në mëngjes, një person është ankuar në polici se vëllai i tij ka dalë dje nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ai kishte edhe dyshimet se vëllai mund të kishte rënë në kanalin e Ibrit.
“Në ora 08:40, ankuesi S.R., ka shkuar në polici dhe ka njoftuar se vëllai i tij P. R., (1960), dje më 21.04.2023, rreth orës 17:45 ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se mos vëllai i tij ka rënë në kanalin e Ibrit, në fshatin Zupq. Policia ka filluar kontrollimin e zonës dhe në ora 13:20 atje kanë shkuar edhe tre zhytës nga njësiti i zhytësve ‘Trepça'”, ka treguar Krasniqi.
Ky i fundit ka treguar se kërkimet po vazhdojnë akoma.















