Brenda stacionit policor të jugut në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Jozyrtarisht Dukagjini ka mësuar se, një zyrtare policore është plagosur nga kolegu i saj.

Nga ana tjetër lidhur me këtë rast Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, për Dukagjinin ka thënë se kanë pranuar, policen e plagosur në QKUK.

“E kemi pranu një police të plagosur sot në mëngjes. E kemi ekzaminuar dhe trajtuar dhe më pas e kemi transferuar në Klinikën e Ortopedisë.”