Dyshohet se para të fituara ilegalisht në Belgjikë u investuan në Gjakovë – Autoritetet belge zbarkojnë në Kosovë

Operacioni u realizua në përgjigje të një kërkese nga autoritetet e Belgjikës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare. Dyshohet se shtetas të Kosovës dhe shtetas të Belgjikës kanë kryer veprimtari penale në periudhën 2020-2022, duke krijuar të ardhura të mëdha dhe i kanë transferuar në Kosovë përmes metodave të ndryshme, duke investuar në paluajtshmëri

Foto ilustruese

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në bashkëveprim me Sektorin për Hetime Financiare kanë kryer një operacion në Gjakovë më 11.11.2023, duke zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), gjegjësisht hetuesit nga Sektori për Hetime Financiare, sot më 11.11.2023, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Special, ku janë kontrolluar tri lokacione në Gjakovë”.

Ky operacion u realizua në përgjigje të një kërkese nga autoritetet e Belgjikës, e cila u dërgua autoriteteve shtetërore të Kosovës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare dhe pastaj u përcoll në DHKEK nga Prokuroria Speciale e Kosovës për zbatim.

“Dyshohet se shtetas të Republikës se Kosovës në bashkëveprim me disa shtetas të Belgjikës gjatë periudhës kohore 2020 -2022 janë marrë me veprimtari penale dhe dyshohet të kenë krijuar të ardhura të mëdha të cilat përmes rrugëve të ndryshme i kanë transferuar në Kosovë duke investuar në paluajtshmëri”, thuhet në komunikatë.

Tutje në njoftim theksohet se “gjatë kontrollit është arritur të sigurohen fatura të shpenzimeve, të cilat të dyshuarit i kanë investuar në Kosovë, e që dyshohet të jenë produkt i veprave penale të kryera nga ana e tyre”.

Në procesin e kontrollit ka marrë pjesë edhe “një ekip nga Belgjika (një gjyqtar hetues dhe tre hetues policorë), bazuar në lejen e autoriteteve shtetërore të Republikës së Kosovës”.

Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet në bashkëveprim me autoritetet e Belgjikës.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika