Dyshohet se të plagosurit në Podujevë kanë lidhje familjare

Katër personat e plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë dyshohet se kanë lidhje familjare.

Kështu ka deklaruar prokurori kujdestar, Menduhi Kastrati, i cili tha se është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa theksoi se deri më tani nuk ka informacione për motivet e rastit.

“Për persona të lënduar kemi informata që janë duke u dërgu në QKUK, mirëpo për të vrarë nuk kemi informata. Jemi duke shku në vend të ngjarjes. Informatat janë se dyshohet se janë familjarë- kanë lidhje familjare, por detaje nuk kam as unë. Motivet ende nuk dihen, policia janë të angazhuar”, ka deklaruar Kastrati për “Betimi për Drejtësi”.

Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Katër të plagosur nga të shtënat në Podujevë po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë por stabile

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika