Dyshohet se tre persona janë zhdukur si pasojë e vërshimeve në Pejë

Dyshohet se tre persona janë zhdukur si pasojë e vërshimeve në Pejë. Një fëmijë ka humbur jetën gjatë këtyre vërshimeve. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot të ngjashëm edhe për ditën e nesërme

Veturat në Pejë gati mbulohen nga uji, edhe nesër “parashihet mot i ngjashëm”

Burime të Duakgjinit kanë bërë të ditur se dyshohet se tre persona janë zhdukur si pasojë e vërshimeve, në Pejë.

Ndërsa, pak më herët është raportuar se një fëmijë ka humbur jetën, gjithashtu, si pasojë  e këtyre vërshimeve.

Në lidhje me këto vërshime për Radio Dukagjinin, Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik ka thënë se edhe gjatë ditës së diel pritet të jetë mot i njëjtë gjatë orëve të paradites, ndërsa pasdite do të këtë shkarkime të rrufeve.

“Kolegia që gjendet në terren ka raportuar që në një interval të shkurtër kohë kemi pasur  sasi të mëdha të reshjeve. kështu ato reshje kanë rezultuar me vërshime lokale. Reshje kemi pasur dhe në shumë vende të Kosovës. Por intezitet me i vogël. Nesër parashihet mot i ngjashme ndërsa pas ditës me shkarkime rrufesh”, ka thënë Aliu.

Dukagjini do të ju mbajë të informuar në kohe për zhvillimet atje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika