Një grua nga komuna e Fushë-Kosovës, dyshohet se është dhunuar nga një person i gjinisë mashkullore.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, teksa bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur më 25 nëntor të këtij viti.

“Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovë.