Dyshohet se u dhunua një vajzë 12-vjeçare në Ferizaj

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nga komuna e Ferizajt, i cili dyshohet se e ka dhunuar një të mitur të moshës 12-vjecare





Një 12-vjeçare, dyshohet se është dhunuar nga një person i gjinisë mashkullore në Ferizaj.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se nëna e viktimës e kishte raportuar rastin duke thënë se vajza e saj 12-vjeçare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj.  Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me këtë rast, Portali Dukagjini, ka kontaktuar me zëdhënësen e Prokuorisë në Ferizaj, Vjosa Bahtiu, e cila e ka konfirmuar se kanë paraqitur në gjykatë kërkesën për masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30-ditësh ndaj të dyshuarit.





Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika