Dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah, vdes 18-vjeçari nga Podujeva
Një 18-vjecar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë së shtunës, pasi dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht. Vdekjen e 18-vjeçarit e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Agreta Gashi, e cila ka bërë të ditur se i njëjti tash e gjashtë ditë ishte […]
Një 18-vjecar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë së shtunës, pasi dyshohet se u godit me veturë e më pas u rrah brutalisht.
Vdekjen e 18-vjeçarit e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Agreta Gashi, e cila ka bërë të ditur se i njëjti tash e gjashtë ditë ishte duke u trajtuar në Mjekim Intensiv dhe kishte lëndime të rënda në kokë.
“Pacienti i moshës 18-vjeçare ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv tash e gjashtë ditë. Është pranuar si pasojë e lëndimeve që i ka marrë nga rrahja me mjet të fortë. Ka pasur lëndime të rënda në kokë. Është operuar në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe sot ka ndërruar jetë”, ka thënë Gashi për Telegrafin.
Në rastin i cili dyshohet të ketë ndodhur më 14 janar, i riu nga Podujeva u godit me veturë dhe më pas u rrah nga dy persona me shufra metalike, në rrugën “Drenica”.
Ndërkaq, në lidhje më këtë familjarë të 18-vjeçarit të cilët kanë treguar për mediat kosovare se si ka rrjedhur ngjarja.
“Unë jam axha i tij. L. si 18 vjeçar ka qenë punëtorë, ka qenë jetim. Pa dy prindtë. Prej dorës kriminele shqiptare. E kanë ndjek me kerr, e kanë shkel me kerr, e kanë shtyp, e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrëzuar L., i kanë hip stupca bejsbolli, derisa sot në ora 15:20, ndërroi edhe jetë”, ka thënë axha i të ndjerit, Rrahim Fejzullahu.
Ndërkaq, Dukagjini ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për detaje të mëtutjeshme në lidhje me këtë rast, por, të njëjtit kanë thënë se nuk kanë ende diçka të konfirmuar.
Dukagjini do të iu mbaj të informuar për këtë rast.















