Dyshohet se u godit nga rrufeja, vdes një person në Gjakovë
Një person ka ndërruar jetë të hënën e pesë qershorit në Gjakovë, i cili dyshohet se është goditur nga rrufeja. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. […]
Një person ka ndërruar jetë të hënën e pesë qershorit në Gjakovë, i cili dyshohet se është goditur nga rrufeja.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Raportohet se në një fushë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.















