Dy gra kosovare dyshohet të jenë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, në Prizren.

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/ Prizren 23.02.2023 – 12:00. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, përgjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve, janë gjetur armë dhe fishekë.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole dhe 77 fishekë”, thuhet në raport.

Rasti vazhdon të hetohet.