Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një arsimtar i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë ushtrimit të detyrës teksa viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar për shërim në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndodhet në ndalim policor.

“Mamushë 06.03.2026 – 10:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, arsimtar i shkollës fillore i cili ka keqtrajtuar një nxënës. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar në shërim shtëpiak. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në ndalim policor”, thuhet në njoftimin policor.