Dyshohet se ushtroi dhunë në familje, arrestohet personi i kërkuar në Kaçanik

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten e 12 dhjetorit është arrestuar një person i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’

    Të enjten e 12 dhjetorit, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.G (M/K) i moshës 29-vjeçar.

    Sipas policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Dhunë në familje”, me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë e pesë ditëve.

    “Sot, në ora 11:15 në fshatin Nikaj të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.G (M/K) i moshës 29 vjeçar.
    Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë e pesë (65) ditëve”.

    “Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje  të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e PK-së.